Samanta Karavella dhe Ermal Fejzullahu diçka po sjellin….
Këngëtarja Samanta Karavella me t’u kthyer nga turneu në Amerikë, ka nisur punën për projektin e ri muzikor. Këtë here Samanta nuk do të vi vetëm por në bashkëpunim me Ermal Fejzullahun dhe pritet të jetë një nga këngët hit të këtij sezoni.
Samanta projektin po e përgatit në studion e Max Production, ndërsa xhirimet e klipit kanë filluar nga po i njëjti produksion. Se kur do të publikohet mbetet të shihet.