Samanta Karavello merr një mesazh të pazakontë…
Samanta Karavello është duke punuar në projekte të reja muzikore të cilat do t’i publikojë shumë shpejt. Pak ditë më parë u raportua edhe për një lidhje të mundshme mes saj dhe reperit Capital T, por diçka e tillë nuk u mohua dhe as nuk u konfirmua nga ana e dyshes.
Samanta kohët e fundit ka publikuar në rrjetet sociale disa fotografi provokuese teksa ekspozon linjat e saj perfekte. Për shkak të fotove të publikuara ajo ka marrë një numër të madh komentesh por njëkohësisht edhe edhe një nga mesazhet më të pazakonta në jetë.
Një vajzë, emrin e të cilës nuk e ka zbuluar Samanta, i ka treguar se ish i dashuri i saj e dashuron këngëtaren. “I dashuri im të dashuron. Por, tani ne jemi ndarë. Uroj që ai të të takojë”, shkruan në Instagram, Samanta, e cila e ka konsideruar si mesazhin e ditës.