Samanta na njeh me këngën e saj më të veçantë, dedikimi për…
Ajo është një nga këngëtaret që nuk preferon të flasë për jetën e saj private por duket se në një intervistë të dhënë së fundmi, Samanta ka rrëfyer diçka më tepër.
Këngëtarja e disa hiteve muzikore ka zbuluar se një nga këngët e saj, për të është më e veçanta, pasi është një dedikim për jetën e saj. Bëhet fjalë për këngën “Loti i fundit”.
“Kënga që kam ndjerë më shumë se të tjerat është “Loti i fundit” sepse ka qënë pjesë e jetës sime”, ka rrëfyer Samanta në intervistën e dhënë për “Prive”.
Duket se në atë periudhë artistja ka kaluar një moment të vështirë në jetën e saj, pasi kjo këngë flet për një ndarje.