Lajme

12 October 2018

Samsung prezanton Galaxy A9 dhe është i vetmi në botë me katër lente kamerash

Samsung zbuloi versionin Galaxy A9 për vitin 2018, i pari smartphone në botë që ka kamera me katër lente. Ekrani është  6.3 inch amoled dhe me revolucion tepër të lartë, 2220×1080. Po kështu, procesori Snapdragon 660 dhe karta grafike GPU Adreno 512.

Ndalemi për pak te kamera 24 MP, e cila ka katër lente duke mundësuar zoom optik x2 dhe sensor thellësie 5MP. Kamera e selfie-t vjen me 8MP, me fushë shikimi ultra të gjerë.

Memorja e brendshme është 128 GB, por mund të zgjerohet deri në 512 me kartë memorieje, ndërsa variantet e RAM-it janë 6GB dhe 8GB.

Të tjera informacione:

Bateria është 3800 mAh dhe porta e karikimit është USB Type-C.

Çmimi momental: 600 euro

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com