Sara Hoxha tallet keq me Edi Ramën: 100 mijë euro kushton kuzhina ime…
Qeveria Shqiptare me në krye Edi Ramën dhuruan plot 100 mijë euro për rindërtimin e Katedrales së Parisit, “Notre Dame”.
Pas këtij lajmi rrjeti ka vërshuar në ironi dhe kritika për këtë veprim të qeverisë.
Shumica në rrjet shprehen se qeveria më parë duhet të japë kontributim për mbajtjen gjallë të veprave kulturore të vendit që po rrënohen e më pas të bëj bamirësi për Katedralen e Parisit.
Sara Hoxha, një prej trashëgimtareve të Top Media-s dhe motra e saj Redia kanë shpërthyer në Ironi ndaj 100 mijë eurove të dhuruara për Francën, “Notre Dame”.
Në një bisedë mes motrash në “WhatsApp” të publikuar nga Sara, kjo e fundit e ironizon keq së bashku me Redian 100 mijë euroshin, pasi vetëm kaq bën kuzhina e saj, shprehet Sara.
Nuk dimë çfarë ka dashur të thotë Sara konkretisht. Të shes mend se ka shumë para apo të ironizojë Edi Ramën?
Nuk dimë të themi diçka me siguri por e gjithë ironia sigurisht që më shumë bie tek Rama, një mik i hershëm i televizionit të familjes së Sarës. Rama ka qenë pranë Vjollca Hoxhës në çdo event të televizionit të kësaj të fundit, trashëguar nga i ndjeri Dritan Hoxha.
Mesa duket Rama nuk qenka më i preferuari Top-it. Kjo ishte kuptuar prej kohësh por Sara me këtë bisedë i vuri kapakun!