Lajme

16 January 2018

Sara Sampaio nuk mund të dukej më e bukur se kaq teksa ka pozuar për “Harpers Bazaar”

Modelja e njohur,Sara Sampaio, ka treguar edhe një herë linjat e saj perfekte trupore. Bukuroshja ka pozuar së fundmi për “Harpers Bazaar” mbi një kodër me veshje tropikale dhe ka sjellë një sesion shumë të nxehtë fotografik.

Ky edicion i kësaj reviste është për edicionin e “Harper’s Bazaar” të Singaporit. Në këtë sesion ajo është fotografuar nga YuTsai, me grim të Kathy Jeung dhe stiliste, Deborah Afshani.

Sara Sampaio njihet si një nga modelet më atraktive në botë është vetëm 26 vjeç dhe është e njohur për punën e saj në Victoria’s secret dhe Sports Illustrated. Ajo ka pozuar edhe për revista si GQ, Elle, Vogue, Glamour dhe Sports Illustrated.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com