Lajme

13 March 2017

Scarlett Johansson tallet keq me Ivanka Trump

|
By
|
0 Comment
|

E famshmja Scarlett Johansson ka komentuar shumë keq klipin e Ivanka Trump, vajzës së preferuar të presidentit amerikan.

Në këtë klip, Ivanka duket sensuale vrastare dhe i bën reklamë parfumit me emrin “Complicit”.

“Për gratë që munden, por nuk duan”, – aktorja akuzoi Ivankën për shtirje dhe hipokrizi në favor të një axhende liberale, në një kohë kur qëndron në krah të babait të saj, i cili nuk i praktikon aspak këto vlera.

“Çdo burrë e di emrin e saj, çdo grua e njeh fytyrën e saj. Kur ajo hyn në dhomë, të gjithë sytë kthehen tek ajo. Është Ivanka. Është e bukur, e fuqishme, bashkëfajtore. Feministe, avokate, kampione për gratë, por…si… Ajo është besnike, e përkushtuar, por ndoshta duhej të largohej pas incidentit me babain që tha: “Kapini nga … gratë”,- thotë klipi i montuar si kopje e “Complicit”, por me nota humori dhe sarkazëm ndaj vajzës së presidentit Donald Trump.

Më tej në klip dëgjohet: “Kur ajo shikon Titanikun mendon se është Rose, por në fakt është Billy Zane”, dhe shoqërohet nga pas me të qeshura.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com