Scott Disick po jeton ditët më të mira të jetës…kalon pushimet me ish gruan dhe të dashurën njëkohësisht
Zakonisht jemi mësuar që në virgjilje Krishtlindjesh të jemi pranë familjes asaj të ”rregulltës” e kemi fjalën!
Por duket se ka nga ata që kanë zgjedhur të kalojnë ndryshe dhe pikërisht një nga këto persona është Scott Disick.
35-vjeçari i kaloi pushimet e fundjavës në Kankun bashkë me tre fëmijët, nënën e tyre Kourtney Kardashian dhe të dashurën e tij 20-vjeçare, Sofia Richie.
Kourtney dhe Sofia duket se po e shijonin shoqërinë e njëra-tjetrës, ndërsa u panë duke biseduar dhe buzëqeshur me telefonin e 39-vjeçares Kardashian.
“Pavarësisht krenarisë së të gjithëve atyre! Kjo është dashuri! Fëmijët e tu mbi gjithçka”, shkruan Khloe në “Twitter” lidhur me këtë bashkim.