Lajme

14 March 2019

Së shpejti në New Yourk një muze i gjithi kushtuar ”Hip-hop-it”

Ishte reperi amerikan Kurtis Blow i cili bëri të ditur lajmin se Hip-hopi do të ketë muzeun e vet në New York.

Ai theksoi se muzeu do të hapet në Bronx, aty dhe ku lindi ky zhanër muzikor. “Universal Hip-Hop Museum” pritet të hapet në vitin 2023.

“Pasuria ime do të ketë një seli ku të gjithë mund të vijnë ta shikojnë nga afër,do të jetë një pjesë fantastike e historisë për këtë kulturë” -tha Blow.

Blow ka qenë i pari reper që pati një sukses komercial dhe i pari që ka firmosur një kontratë diskografike me një kompani ndërkombëtare. “The Breaks”, pjesë e albumit të vitit 1980 “Kurtis Blow”, u bë e para këngë rep e certifikuar me disk të artë në muzikën hip hop.

Thuhet se hip-hopi mund të ketë filluar në vitin 1973 dhe prej atëherë hip-hop e repi janë një industri miliardere dhe tërësisht të pranuara në kulturën tradicionale, si amerikane dhe në atë botërore.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com