Së shpejti “Rush Hour 4”, konfirmon Jackie Chan
“Rush Hour” po vjen edhe me një episod tjetër, dhe këtë gjë e ka konfirmuar edhe vet aktori Jackie Chan. Filmi i parë u publikua në vitin 1998, me Chris Tucker dhe Jackie duke luajtur rolin e detektivëve Carter dhe Lee respektivisht – ky film pati një audiencë masive në sajë të përzierjes së humorit dhe karatesë. Por episodi i fundit i tij erdhi në vitin 2007 “Rush Hour 3”. Që atëherë, ka pasur pak lajme rreth filmit “Rush Hour”, por jo më. Jackie, siç raportohet nga “E Online”, foli për The Power Show, për përpjekjet e gjetjes së një kasti të katërt për filmin. “Skenari do të përfundojë ndoshta në fund të këtij muaji, do të ketë një draft të dytë dhe vitin e ardhshëm, ndoshta do të fillojmë. Nëse…Chris Tucker pajtohet”, tha Jackie Chan. Nëse kthehemi pas në vitin 2009, Brett Ratner la të kuptohet se filmi i katërt mund të prezantojë disa nga lojtarët më të rëndësishëm në botë, në Dannt DeVito dhe Jet Li, edhe pse asgjë nuk ishte konfirmuar ende.