Sebastian Rulli poston foton më të ëmbël me Angelique Boyer
Dy aktorët e njohur Angelique Boyer dhe Sebastian Rulli e konfirmuan historinë e dashurisë së tyre në shtatorin e vitit 2014, dhe që nga ajo kohë ata kanë qënë mjaft aktivë edhe në rrjetet sociale duke postuar vazhdimisht foto nga romanca e tyre e ëmbël.
Pak muaj më parë, mediat spanjolle dhe ato meksikane shkruan se çifti janë duke u bërë gati për dasmë, por as Boyer dhe as Rulli nuk e konfirmuan lajmin. Po ashtu, ka pasur edhe thashetheme të tjera se Boyer është në kërkim të fustanit të dasmës, por në një intervistë për “People” në spanjisht, aktorja mohoi planet për martesë dhe tha se për momentin është duke shijuar dashurinë dhe momentet e bukura.
Fansat i kanë gjithmonë me vete, i komplimentojnë dhe i urojnë për raportin e tyre të ëmbël. Së fundmi, përmes një fotoje të postuar nga Sebastian në profilin e tij në Instagram vihet re një dedikim special për partneren e tij: “Kur them se Angelique Boyer është ëmbëlsira ime, për këtë e kam fjalën, Të dua jeta ime”, shkruan në këtë foto aktori i njohur duke e shoqëruar komentin me emoji dhe zemra.