Sekreti i formave perfekte fizike edhe pas lindjes të modeles shqiptare
Emina Çunmulaj konsiderohet si një prej modeleve më të suksesshme shqiptare.
Bukuroshja ka sjellë së fundmi në jetë një fëmijë, kurse tani është në pritje të fëmijës së dytë.
Por, në paraqitjen e fundit të saj ajo ka treguar se pavarësisht shtatzënisë vazhdon të jetë super elegante dhe perfekte.
Sekreti i elegancës dhe dukjes së Eminës duket se qëndron te ushqimi.
Ajo ka publikuar në InstaStory pjesë të rutinës së saj ditore se si ushqehet dhe vërtet Emina kujdeset në detaje për ushqimin e saj, që është sekreti i formave perfekte fizike.
Tomatina me vezë dhe fasule, kungull të pjekur, ushqime tejet të shëndetshme të cilat pasqyrohen në dukjen e modeles shqiptare.