Sekreti i formave perfekte fizike të Megan Fox qëndron tek dieta e saj
Megan Fox është nënë e tre fëmijëve dhe pavarësisht kësaj vijon të konsiderohet si një ndër femrat më të bukura në botë. Por për të pasur këto forma fizike Megan ka një trajner personal i cili e këshillon atë si të ushqehet shëndetshëm. Një nga këshillat që ai i jep aktores së Hollywood është konsumimi i disa vakteve gjatë ditës por në sasi të vogla.
Kështu dieta e aktores përmban mëngjesin, drekën dhe patjetër që në këtë vakt të rëndësishëm nuk duhet të mungojë sallata e shoqëruar gjithmonë me uthull molle.
Për mëngjes, zakonisht aktorja përdor të bardhat e vezëve, të gatuara në mënyra të ndryshme. Në vaktin e drekës preferon bajamet, që janë të pasura njëkohësisht në proteina, vitaminë E, magnez dhe fibra. Lëngjet e shtrydhura janë pjesë e pandashme e dietës së saj të përditshme.
Ndërsa në vaktin e darkës trajneri i ka sygjeruar aktores ushqime të lehta si për shembull Salmon të kombinuar me sallatë. Por aktorja kujdeset që mos të konsumojë karbohidrate si dhe ushqime të paketuara, të cilat i zëvendëson me perime dhe fruta.