Seksbomba e famshme dëshiron të zvogëlojë gjoksin, kërkon të dijë përvojat e fanseve
Amber Rose është duke menduar që t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjike për zvogëlimin e gjoksit.Modelja e njohur e konsideron të tepërt madhësinë e gjoksit të saj, të cilët i shkaktojnë edhe dhimbje shpine.33-vjeçarja e ka bërë të qartë se nuk i ka zmadhuar asnjëherë gjinjtë.
“Jam duke menduar që ta zvogëloj gjoksin këtë vit. Gjinjtë e mi janë shumë të rëndë, më dhemb shpina dhe nuk mund të vesh bluza komode, të shkurtra dhe pas sutjena si të gjyshes”.
“A ka femra që janë më të lumtura pasi e kanë reduktuar gjoksin?”.
“Dhe që ta dini, nuk kam implante, prandaj mund t’i presin rreth thithkave… Më tregoni për përvojat tuaja”, ka shkruar Amber në Instagram.