Lajme

09 January 2019

Seksbomba latino-amerikane tregon çelsin e të qënit e suksesshme! Ja pse më kanë zili

Jennifer Lopez është një ndër femrat më të suksesshme në botë, e cila përvec talentit si këngëtare e aktore shquhet edhe për format e mira trupore.

Në një intervistë për revistën “Harper’s Bazaar”, ajo tregoi se është tepër e lodhur nga ziliqarët që e pyesin vazhdimisht përse ka sukses dhe është 49-vjecare. Më pas shtoi se meshkujt përballen shumë rrallë me pyetje të tilla.

“Ndihem shumë krenare që kam mbijetuar kaq gjatë në biznes. Në këtë pikë të jetës sime, unë po përpiqem që të kem më shumë sukses. Është e vështirë kur njerëzit të thonë gjithmonë se nuk je e mirë në dicka ose pyesin përse jam e suksesshme. Ti merr shumë gjëra kur je grua e suksesshme, por jo aq sa një mashkull.

Një gjë rreth njerëzve, kryesisht femrave është se mund të kesh 12 njerëz që të tregojnë se je fantastike, por vjen një person që të ul poshtë dhe ai zë të mbetet në mendje. Më pas thua me veten, “Prit, unë kam kohë që po e bëj këtë. Nuk është një gabim. Kam punuar shumë për të arritur këtu. Dhe e di cfarë? Urime për mua. Jo në mënyrë arrogante, por si ti thuash vetes që po ia del mirë”, tha diva e popit.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com