Seldi Qalliu thyen heshtjen dhe flet për ndarjen nga Mimoza Shkodra: Kështu ishte e shkruar
Mimoza Shkodra dhe Selqi Qalliu, e zyrtarizuan lidhjen në fillim të këtij viti. Ata dukeshin shumë të dashuruar por që në momentin kur fshinë çdo foto dhe postim të përbashkët në rrjetet sociale filluan spekulimet se lidhja e tyre kishte marrë fund. Por asnjëri prej tyre nuk dha asnjë përgjigje duke e lënë gjithçka një enigmë.
Por së fundmi ka qenë Seldi Qalliu ai i cili e ka thyer heshtjen dhe duke folur për herë të parë për situatën e krijuar.
Pas performancës në “Dance With Me”, ku Seldi konkurron bashkë me Rashel Kolanecin, këngëtari u pyet nëse ishte më bashkë apo jo me Mimozën. “Jo nuk jemi më bashkë. Kështu paska qenë e shkruar. Gëzoj shumë respekt për Mimozën dhe familjen e saj”,shprehet Seldi.