Lajme

18 February 2017

Selena dhe The Weekend bëhen gati të…

|
By
|
0 Comment
|

Ajo kishte mbetur në hije për ndonjë romancë të mundshme, ndërsa ai dukej i lumtur me lidhjen e tij! Por shpejt Selena Gomez dhe The Weeknd treguan komplet të kundërtën.

Çifti, i cili i befasoi të gjithë kur doli publikisht, hodhi poshtë thashethemet se lidhja e tyre ishte e rreme, e krijuar vetëm për publicitet apo për të promovuar projektet e tyre muzikore.Një burim për “Hollywood Life” deklaron se çifti është në bisedime e sipër me sipërmarrësen e revistës prestigjioze “Vogue”, Anna Wintour, për të bërë një set fotografik.Po i njëjti burim shton se kur çiftet janë gati për të hedhur hapin tjetër, atë të madhin në marrëdhënien e tyre, revista “Vogue” sigurohet që të jetë e para në publikimin e lajmeve të tilla, nëpërmjet fotove romantike.Anna Wintour nuk ka treguar detaje për këtë set, që momentalisht do të mbetet sekret, por ajo ka treguar mundësitë e destinacionit të xhirimeve, që do të jetë në Paris ose Greqi.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com