Lajme

28 January 2017

Selena dhe The Weekend më të dashuruar se kurrë

|
By
|
0 Comment
|

Ai është një nga qytetet më romantike në botë dhe çifti më i ri i showbiz-it nuk mund të tregoheshin më romantikë teksa shëtisnin dorë për dore në Firenze të premten.

Selena Gomez and The Weeknd tashmë nuk e fshehin dashurinë e tyre. 24-vjeçarja i kishte vendosur krahun të dashurit të saj të ri dhe nuk i ndahej për asnjë moment.

Çifti i ri vizitoi Galerinë e Muzeut për të soditur David-in e Michelangelo-s, dhe për të admiruar artin më me famë botërore të periudhës së Rilindjes.

Por sytë e tyre ktheheshin te njëri-tjetri, dhuronin përqafime të ngrohta dhe nisnin të admironin sërish pamjen e qytetit.

Selena shkëlqente e veshur me një fustan me lule dhe frulla, dhe një palë taka të larta. Ndërsa i dashuri i saj 26-vjeçar ishte veshur shumë casual, me xhinse të zeza dhe një xhaketë.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com