Lajme

27 March 2017

Selena dhe The Weeknd çifti ideal

|
By
|
0 Comment
|

Ata kanë vetëm pak muaj që e kanë konsoliduar lidhjen e tyre, që nga mesi i janarit, por kur bëhet fjalë për të mbështetur njëri-tjetrin, Selena Gomez dhe The Weekend duken sikur njihen prej vitesh.

Dyshja nuk humb aspak kohë dhe kanë bërë që tani udhëtimin romantik në Itali dhe kanë vizituar shtëpinë e artistit në Kanada. Këtë të diel çifti ishte në Brazil, ku Selena ndoqi edhe një herë tjetër të dashurin e saj për t’i qëndruar përkrah.

Në fotot e publikuara nga “Daily Mail”, Selena qëndron në prapaskenë ndërkohë që The Weeknd performon. Ajo shihet teksa buzëqesh dhe filmon momentin e performancës. Për të kuptuar sesa shumë e ka përzemër bukuroshja këngëtarin kanadez, shihni fotot e mëposhtme:

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com