Selena Gomez dhe nëna e saj bëjnë “Unfollow” njëra-tjetrën në rrjetet sociale
Së fundmi në mediat ndërkombëtare, po flitet se në momentin që nëna e këngëtares Selena Gomez ka marrë vesh për rikthimin e saj me Justin Bieber, ka përfunduar në spital.
Njëkohësisht, nënë dhe bijë kanë prishur raportet mes tyre, dhe tani më as nuk ndjekin njëra-tjetrën në rrjetet sociale. Fakti që nëna e saj, Mandy Teefy nuk po ndjek më të bijën e saj në Instagram, është vërejtur nga fansat.
Arsyeja se pse të dyja kanë shtypur butonin “Unfollow” ndaj njëra-tjetrës në këtë rrjet social, është fakti se që të dyja kanë pasur një debat të ashpër, në lidhje me Justin.