Selena Gomez flet për një album të ri gati për t’a nxjerrë
Selena Gomez po kalon kohë me të dashurin e saj The Weeknd në New York.Aktorja dhe këngëtarja 25-vjeçare në një intervistë të fundit foli për një album të ri të mundshëm, i cili mund të jetë gati shumë shpejt, madje ajo tha se ka shumë gjëra të veçanta për të gjithë ata që e duan muzikën e saj.
“Nuk e di deri në fund të vitit. Dua të them, gjëra të veçanta po ndodhin”, tha ajo për Grammy.com.
“Unë mund të them: ‘Javën e ardhshme le ta nxjerrim albumin’, dhe ata do të tundin kokën dhe do të thonë: ‘Mirë, le ta bëjmë këtë. Është Selena’.