Lajme

02 August 2018

Selena Gomez i dërgon një letër Justin Bieber për fejesën e tij me Hailey Baldwin

Selena Gomez raportohet se i ka dërguar një letër ish-të dashurit të saj Justin Bieber për ta uruar për fejesën me Hailey Baldwin. Bieber ishtë një nga dashuritë e mëdha të Selenës dhe u mendua se lajmet për fejesën do ndikonin negativisht tek ajo por nuk ndodhi kështu sepse ajo ka pranuar realitetin duke vazhduar të eci përpara.

 

Sipas “Star Magazine”: “Fillimisht Selena u trondit nga planet e dasmës së Justin, por pasi meditoi e kuptoi që kjo ishte diçka e mirë për ish-të dashurin e saj. Ajo i dërgoi një letër me anë të së cilës shënoi fundin e një kapitulli të gjatë dhe të dhimbshëm të jetës së saj. Selena nuk dëshiron të jetë e lidhur me Justin përgjithmonë”, tha burimi.

Selena dëshiron të vazhdojë jetën e saj dhe nuk do të jetë me pjesë e jetës së Justin. Ajo i tha shokëve se i dha mbylljen përfundmitare, duke shënuar në këtë mënyrë fundin e një kapitulli të gjatë dhe të dhimbshëm të jetës së saj”.

Njëkohësisht Selena shpreson të arrijë në një pikë ku ajo të kthehet prapa në kohën e saj me Justin dhe thjesht ta kujtojë si diçka të bukur. Në fund të ditës, ajo vetëm dëshiron më të mirën për të.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com