Lajme

05 July 2018

Selena Gomez jep lajmin e papritur

Selena Gomez ka marrë një vendim të rëndësishëm në karrierën artistike. Këngëtarja ka vendosur të shkëputet prej botës së hollivudit.
Kështu së paku i kanë thënë burimet e afërta me bukuroshen “Hollywood Scoop”, duke u arsyetuar se asgjë në jetën e saj nuk po shkon siç duhet.Që pas transplantit të veshkës, Selena ka kaluar shumë situata të vështira në jetën e saj, për një pjesë të së cilës është përgjegjëse fama dhe të qenit në qendër të vëmendjes.Bashkimi dhe ndarja me Justin Bieber është ende e freskët dhe komentohet vazhdimisht në media.Ajo e cila morri një drejtim negativ është edhe sezoni i dytë i “13 Reasons Why”. Babai i një adoleshenteje të vetëvrarë akuzoi publikisht Gomez se kjo fatkeqësi ndodhi menjëherë pasi vajza e tij kishte përfunduar së shikuari sezonin e dytë të këtij seriali.Madje, 25-vjeçarja ka nxjerrë në shitje villën në Los Angeles dhe pas disa javësh pushimi do të shpërngulet përfundimisht në shtetin amerikan të Texasit.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com