Lajme

30 December 2017

Selena Gomez kthehet pas në kohë me look-un e saj

Këngëtarja e famshme Selena Gomez, e cila u zgjodh femra e vitit suprizoi të gjithë publikun kur u shfaq në “American Music Awards” bjonde.

Look-u i saj i ri është mirëpritur dhe pëlqyer jo vetëm nga fansat por edhe nga i dashuri i saj Justin Bieber.

Kjo pamje e re e cila duhet theksuar se i shkonte shumë, mesa duket ishte vetëm për një periudhë të shkurtër kohore sepse Selena sapo i është rikthyer pamjes së saj të vjetër me flokët e errët duke zhdukur krejtësisht ngjyrën bjonde. Ky ndryshim ka ndodhur menjëherë pasi asaj i është propozuar të jetë shoqëruesja e nuses tek ceremonia martesore e kushërirës së saj.

Edhe pse Gomez ende nuk ka postuar asnjë foto të këtij modeli të ri, ka qenë kushërira e saj Priscilla DeLeon ajo që ka zbuluar këtë ndryshim në instagramin e saj.

When your maid of honor makes your dream dress a reality and surprises you with it!

Un post condiviso da Priscilla DeLeon (@pmdeleon22) in data:

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com