Lajme

08 November 2018

Selena Gomez largohet nga qendra e rehabilitimit

Më në fund një lajm i mirë për Selena Gomez. Ajo pati probleme shendetësore me numrin e qelizave të gjakut që lidhej me transplantin e veshkave të saj në 2017 dhe krizat emocionale. Por sipas “E!News”, këngëtarja është në gjendje të mirë shëndetësore dhe është larguar përfundimisht nga qendra e rehabilitimit.

“Selena është rikthyer në shtëpi dhe është shumë mirë. Ajo ndihet plot me energji të reja dhe ka shumë dëshirë të gjejë lumturinë. Gjithsesi, Selena do të jetë pranë profesionistëve për t’u shëruar përfundimisht. Tani që është mirë, ajo ka dëshirë vetëm të pushojë dhe nuk ndihet ende gati të rikthehet në punë”, shprehet burimi.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com