Selena Gomez me shumë surpriza pas rehabilitimit
Selena Gomez pas rikthimit me Justin Bieber ka pasur edhe një një tjetër pengesë, stresin dhe problemet shëndetsore. Por mesa duket problemet kanë mbetur pas dhe Selena ka vendosur t’i rikthehet sërish muzikës.
Ajo ka pranuar të flasë edhe publikisht për problemet me shëndetin mendor, duke përfshirë këtu ankthin dhe depresionin. Për këtë gjë ajo vendosi të hiqte dorë për pak kohë nga muzika dhe të shtrohej në një qendër rehabilitimi.
Së fundmi me anë të disa videove në ‘Instagram’, ajo ka njoftuar se shumë shpejt do të fillojë të bëhet përsëri pjesë aktive e rrjeteve sociale. Gjithashtu Selena ka thënë se do të vijë shumë shpejt me gjëra të reja për fansat e saj, ndoshta me një këngë ose me një album muzikor.