Selena Gomez nuk di çfarë të bëjë pasi vogëlushja frikësohet kur ajo dëshiron ta përqafojë
Selena Gomez ka qenë një pjesë e pandarë e botës së muzikës dhe filmit, fansat e saj janë mësuar ta shohin gjithmonë në televizion e ndihen krenar për të, por mesa duket kur e takojnë nga afër ata tmerrohen nga ajo. Selena ka miliona adhurues në mbarë botën, por vetëm një vajzë e vogël e ka vënë përballë një sfide shumë të vështirë.
Ndërsa u përpoq të përqafonte një vajzë të vogël në rrugë gjatë spotit publicitar për ‘Puma’, kjo e fundit u frikësua pa masë dhe filloi të bërtiste. Duke mos pranuar ta përqafonte këngëtaren bukuroshe, e cila u ndje keq pasi askush nuk e ka larguar atë pa një përqafim prej saj.
Ndërsa nuk dinte si të reagonte, edhe këngëtarja filloi të bërtiste duke thënë: ‘Nuk e di çfarë të bëj!’ 25-vjeçarja vetëm bërtiti dhe tepër e frikësuar vendosi duart në fytyrë. Video e këtij momenti është bërë virale në internet.