Selena Gomez pas ndarjes nga Justin i rikthehet sërish fushës së modës për realizimin e koleksionit të ri “Coach”
Selena Gomez dhe Justin Bieberin janë dy personazhet më të komentuar në mediat rozë. U përfol se u ndanë sërish dhe duket se këtë herë Selena nuk e ka përjetuar keq pasi ka paralajmëruar në Instagram se së shpejti do t’i kthehet fushës së modës.
Gomez është kthyer në fushën e modës me një projekt të ri, një koleksion i dytë për “Coach” dhe këtë herë përfshinë çanta dhe aksesorë. Stuart Vevers, drejtori kreativ i firmës është shprehur në një deklaratë për Selenën: “Unë gjithmonë dua që të krijoj me Selenën, sepse ajo ka një pikëpamje të forte për krijimin e veshjeve dhe mënyrën si ajo sjell gjëra të reja. Kjo gjë më pëlqen shumë tek ajo”.
Në Instagram, Selena postoi një veshje, duke zbuluar etiketën me emrin e markës, ajo gjithashtu është shprehur: “Jam shumë e emocionuar që jam duke punuar me “Coach” përsëri. Për të krijuar koleksionin tim me Stuart ka qenë një proces i këndshëm dhe pres me padurim që të gjithë të njihen me koleksionin tonë të ri”.