Lajme

22 November 2017

Selena Gomez përlot me fjalimin e saj në “Lupus Research Alliance Annual Gala”

||
0 Comment
|

Selena Gomez ishte pjesë e ngjarjes së “Lupus Research Alliance Annual Gala” në New York.
Gjatë këtij eventi nuk kishte si të mungonte edhe fjalimi i 25-vjeçares, e cila doli në skenë për të folur rreth luftës së saj me lupus, e cila e çoi atë në transplantim të veshkave gjatë këtij viti.

“Jam me të vërtetë e nderuar që jam këtu me të gjithë ju sonte. Ashtu si shumë prej jush e dinë, ose tani e marrin vesh, më kanë diagnostikuar me lupus rreth pesë apo gjashtë vjet më parë. Unë kam folur për gjendjen time për të rritur ndërgjegjësimin për sëmundjen. Pasi kalova aq shumë teste për të monitoruar veshkat, mjekët më thanë se kam lupus. Ata më thanë se kisha nevojë për transplantim të veshkave. Ndoshta unë s’isha shumë e vetëdijshme për të kuptuar se çfarë do të thotë një pikë mes të cilës është jeta dhe vdekja. Fatmirësisht, një nga miket e mia më të mira më dha veshkën e saj dhe ishte dhurata përfundimtare e jetës. Dhe tani jam mjaft mirë”, është shprehur Selena.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com