Selena Gomez përlotet teksa flet për herë të parë për gjendjen e Demi Lovatos
Selena Gomez dhe Demi Lovato janë njohur kur ishin vetëm shtatë vjeç, pasi dy vajzat ishin aktore dhe këngëtare për “Disney”. Marrëdhënia e tyre ka qenë gjithmonë e mirë dhe vajzat kanë qenë gjithmonë të lidhura shumë me njëra-tjetrën.
Por kur Demi Lovato përfundoi në spital si pasojë e overdozës, Selena Gomez nuk reagoi aspak për rrjetet sociale. Ndaj kjo ngriti dyshimet se mes dy vajzave shoqëria kishte përfunduar. Por në një intervistë për revistën “Elle”, Selena ka treguar për herë të parë se përse qëndroi në heshjtje. Mes lotësh dhe me zërin që i dridhej, ajo rrëfeu se ishte periudha më e vështirë për të.
“E kam vuajtur shumë me veten sepse ishte shumë e vështirë. Nuk doja të flisja për mediat apo fansat për të, por t’i qëndroja personalisht pranë. Oh, sa e vështirë ishte. E dua shumë. Njihemi që kur ishim shtatë vjeç.”, është shprehur Selena.