Selena Gomez pëson krizë nervore! Shtrohet në një qendër trajtimi të problemeve mendore
Selena Gomez vendosi në mënyrë të papritur para disa javësh që të shkëputej nga rrjetet sociale dhe duket se tashmë u zbulua dhe arsyeja. Mësohet se këngëtarja është shtruar në spital dy herë në dy javët e fundit. Herën e dytë mësohet se këngëtarja ka pësuar një çrregullim emocional, ndërsa tani ndodhet në një qendër të trajtimit të shëndetit mendor.
Sipas TMZ, Selena ishte në shtëpinë e saj javën e fundit të shtatorit, kur pësoi goditjen e parë. Thuhet se ajo ishte e dëshpëruar nga numri i ulët i qelizave të bardha të gjakut, kjo lidhur me transplantin e veshkave. Ajo u dërgua në spital nga një prej familjarëve.
Vetëm pak ditë më pas ajo doli nga spitali, por sërish vazhdonte rënia e rruazave të bardha të gjakut. Kjo i dha një tjetër goditje emocionale këngëtares, e cila kishte refuzuar të qëndronte në spital duke pësuar krizë nervore dhe duke hequr serumin nga krahu. Ajo aktualisht ndodhet në një qendër trajtimi të problemeve mendore.