Lajme

25 September 2018

Selena Gomez vendos të largohet nga rrjetet sociale: Do tërhiqem të jetoj jetën time

Gjatë kësaj jave, Selena Gomez ka qenë mjaft aktive me postimet e saj në rrjetet sociale. Por papritmas ajo ka vendosur të bëjë një pushim nga mediat sociale. Ajo ka publikuar një foto bashkëngjitur së cilës shkruan se ka vendosur të mos postojë për disa kohë por duke dhënë njëkohësisht edhe një mesazh shumë të rëndësishëm për ndjekësit e saj në rrjetet sociale.

“Po shikoja veten në pasqyrë, si një idiote! Përditësim:Po marr një pushim nga mediat sociale. Përsëri. Sa më shumë që u jam mirënjohëse për zërin që mediat sociale i japin secilit prej nesh, unë jam po aq mirënjohëse që jam në gjendje të tërhiqem dhe të jetoj jetën time dhe momentet që më dhurohen. Mirësi dhe inkurajim vetëm për pak! Vetëm mos harroni, komentet negative mund të dëmtojnë ndjenjat e dikujt”, shkruan Selena.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com