Selena Gomez vjen si imazh i markës së njohur sportive
Ajo zbuloi javën e kaluar se i ishte nënshtuar operacionit të transplantit të veshkave në mënyrë të fshehtë ndërsa vazhdon që të luftojë Lupusin.
Por Selena Gomez i ka lënë problemet shëndetësore mënjëanë dhe i është rikthyer biznesit këtë të hënë pasi ka treguar se është imazhi i ri i markës Puma.
Ylli 25-vjeçar ka ndarë me fansat në Instagram lajmin duke postuar një fotografi e veshur me koleksionin e ri të veshjeve sportive të markës gjigande.
Gjithashtu Puma dhe i dashuri i saj The Weeknd kanë konfirmuar lajmin duke postuar foto të artistes të veshur me Puma.