Selena Gomez zgjedh sandalet më të çuditshme në tapetin e kuq të “InStyle Awards”
Selena Gomez dukej e mrekullueshme teksa ka parakaluar në tapetin e kuq të “InStyle Awards” në Los Angeles. Ajo menjëherë ka rënë në sy për pamjen e saj tejet elegante me një fustan të zi i cili evidentonte linjat e saj perfekte. Por edhe pse vëmendja kryesore supozohej të ishte trupi i këngëtares, në fakt nuk ka ndodhur kështu sepse kanë qënë pikërisht sandalet e Selena-s, ato që janë bërë qendra e diskutimeve. 25-vjeçarja kishte veshur një palë sandale, taka e njërës prej të cilave dukej si një kokërr limoni apo top tenisi, dhe vështirësonte së tepërmi edhe ecjen e saj.Kjo ka bërë që të pranishmit të çuditen me zgjedhjen e saj.