Lajme

18 March 2018

Selena shfaqet e lumtur dhe me look të ri pas ndarjes nga Justin

Selena Gomez dhe Justin Bieber pavarësisht se dukeshin në momentet e tyra më të mira të marrëdhënies u ndanë sërish. Mamaja e këngëtares nuk ishte aspak dakort për ribashkimin e tyre dhe për këtë arsye kanë marrë një periudhë pushimi larg njëri-tjetrit.

Ditët e fundit 24-vjeçarja ka ndryshuar edhe look-un e saj duke prerë flokët dhe nga fotot e realizuara nga paparacët ajo duket mjaft e lumtur. Dy ditë më parë ajo është shfaqur e buzëqeshur teksa po hynte në kishë me mikeshat e saj ndërsa së fundmi ka shijuar një xhiro me biçikletë. Nga fotot duket se Selena nuk po e vuan ndarjen nga Justin.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com