Selena tregon arsyen pse nuk ka dashur ta fsheh romancën me The Weeknd
Selena Gomez vendosi ta bëjë publike romancën e saj me The Weeknd sepse ajo është shumë e lodhur nga fakti që duhet të fshihet.
Këngëtarja dhe ylli kanadez kanë bërë debutimin e tyre publik si çift në “Met Gala 2017”, 4 muaj pasi ata u fotografuan duke u puthur me njëri-tjetrin jashtë një restoranti në Kaliforni.
Në një intervistë të dhënë së fundmi, Selena ka treguar se ajo është vetëvetja me Abel (emri i vërtetë i The Weeknd) dhe dëshiron që këtë gjë t’jua tregojë edhe fansave të saj duke postuar foto në rrjetet sociale.
Ndërsa lidhur me faktin se pse vendosi ta bëjë lidhjen publike, ajo ka thënë: “Mendoj se është shumë e vëështirë të kalosh shumë kohë duke fshehur gjërat. Ka kaq shumë stres kështu që mendoj se të gjithëve iu vjen në majë të hundës”.