Sëmundja detyron artistin të anulojë turin e koncerteve
Robbie Williams ka treguar se nuk kishte opsion tjetër veçse të anulonte koncertet e radhës të turit Heavy Entertainment Show. Destinacionet e radhës të këtij turi ishin St Petersburg dhe Moska, por sëmundja ‘misterioze’ nuk e ka lënë artistin. 43 vjeçari po kalon probleme të mëdha me shëndetin e tij, pasi një nga disqet në shtyllën e tij kurrizore ka rrëshqitur.
Gjatë një interviste për revistën The Sunday Times këngëtari pranoi se karriera e tij dhe çdo gjë që ajo sjell janë të dëmshme për shëndetin e tij. Kujtojmë që problemet shëndetësore të tij nuk kanë qenë vetëm fizike por edhe mendore.
Pritet që Robbie Williams të rinisë turnetun e tij në mars të vitit të ardhshëm duke nisur nga Zelanda e re dhe Australia.