Lajme

23 February 2018

Sfilata e “Gucci” në Javën e Modës në Milano krijoi shumë pakënaqësi, askush skuptoi çfarë po shikonte

Tek Java e Modës në Milano, sfilata e “Gucci” tronditi krejtësisht të pranishmit duke lënë shumë pakënaqësi.

Sfilata e “Gucci’ udhëhequr nga drejtori artistik Alessandro Michele thuhej se përfaqësonte betejën për gjetjen e identitetit dhe të kujdesit për mendimet e individit. Për këtë arsye modelët kanë parakaluar duke mbajtur si aksesor kokat e tyre, një sy të tretë mbi ballë, një dragua apo një gjarpër.

Pasarela ishte shndërruar në një laborator ku bëhen eksperimente të çuditshme ndërkohë që një pjesë e mirë e publikut janë shprehur se ende e nuk kanë kuptuar se çfarë kanë parë.

Nuk dihet nëse stilistëve u ka mbaruar krijimtaria apo thjeshtë dëshirojnë të shfaqin veshje të veçanta, pasi këto të paraqitura në Javën e Modës nuk do t’i vishte thuajse askush.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com