Lajme

13 September 2018

Sfilata e Rihannës rrëmben gjithë vëmendjen në “New York Fashion Week”…

Rihanna së fundmi ka prezantuar koleksionin e veshjeve të të brendshmeve  të “Savage x Fenty”. Ajo padyshim pushtoi mbrëmjen e modës në “New York Fashion Week” sepse ishte kujdesur deri në detaje që të gjitha femrat e çdo lloj përmase të mund të preknin koleksionin, ndaj në pasarelë u shfaqën modele të dobëta si dhe ato të kolme.

Në koleksion mbizotëronin punimet në ngjyrë nude dhe plot dantellë, si dhe veshje të brëndshme të rehatshme kryesisht në ngjyra gri dhe të zeza. Sfilata u hap nga modelja Gigi Hadid e cila e veshur me të brendshme dantellë ngjyrë nude, parakaloi përpara të pranishmëve, ndërsa e shoqëronin edhe tre kërcimtarë.

Një ndër momentet më emocionuese ishte kur modelja shtatzënë Slick Wooks u shfaq e veshur me të brendshme, ku theksohej barku i rrumbullakosur. Rihanna kishte si synim të përcillte mesazhin se çdo femër është se bukur pavarësisht formave të saj trupore.

Në fund të sfilatës, nën tingujt e këngës “Love me Tender” të Elvis Presley u shfaq edhe Rihanna e veshur me një fustan kafe, duke ecur dorë për dore me modelet në shenjë solidariteti.


|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com