Sfilata errësirë e “Gucci”-t, të ftuarit përdorën dritën e celularit për t’i parë
Një ndër brandet më të njohura në botë, “Gucci”, të cilës i janë kushtuar shumë këngë, sidomos nga reperat shqiptarë organizoi ditën e djeshme sfilatën e koleksionit të ri punuar nga Alessandro Michele.
Sfilata u bë e gjitha në errësirë, e cila duket të jetë tashmë një metodë origjinale e Michele-s për shfaqjet e tij.
Të pranishmit u inkurajuan të përdorin elektrikë dore për të ndriçuar pasarelën ku kalonin modelet.
Megjithatë Michele kishte një shpjegim për këtë veçori të sfilatës së tij:
“Të punosh në modë është sikur të jesh një arkeolog dhe të zbulosh gjëra. Elektriku i dorës ndihmon në gjetjen e gjërave që nuk mund të shohësh dhe me atë ti vendos se çfarë do të shohësh dhe ku do ta drejtosh dritën – sidomos këtu në këtë vend mrekullish. Kur isha fëmijë, nuk më pëlqenin parqet, këndet e lojërave apo futbolli, dhe erdha këtu me babanë tim. Që atëherë dhe tani e dua arkeologjinë dhe artin, jam i fiksuar me botën antike, është si një sëmundje për të cilën nuk ka ilaç, besoj “.