Lajme

13 November 2017

Shakira anulon sërish koncertet për shkak të gjendjes shëndetësore

||
0 Comment
|

Ylli i muzikës pop, Shakira, është detyruar që t’i anulojë të gjitha koncertet e javës së parë të turneut të saj për shkak të problemeve shëndetësore. Këngëtarja kolumbiane, pas anulimit të koncertit në Gjermani, i ka anuluar edhe koncertet në Francë dhe Belgjikë, si edhe koncertin që ishte caktuar për të martën në Amsterdam.

Organizatorët e koncerteve të saj kanë thënë se ky vendim është marrë me rekomandim të mjekut. Koncerti i parë i turneut botëror, El Dorado, ishte caktuar të mbahej në Koln në javën e kaluar, mirëpo u anulua. Këngëtarja u premtoi fansave se do të ricaktonte një datë tjetër për mbajtjen e atij koncerti.

“Me keqardhje ju njoftojmë për anulimin e datave”, kanë thënë promovuesit nga Live Nation që merren me organizimin e koncerteve të Shakirës. Ata kanë shtuar se këngëtarja i falënderon të gjithë që e kanë mbështetur dhe se do të caktojnë data të tjera për mbajtjen e koncerteve, pasi ajo të jetë mirë me shëndet.

A post shared by Shakira (@shakira) on

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com