Lajme

11 January 2018

Shakira, artistja më e klikuar për vitin 2017 në YouTube

||
0 Comment
|

Viti 2017 ka qenë viti i sukseseve për shumë këngëtarë në mbarë botën, hitet e të cilëve kanë pushtuar top listat muzikore.

Por duket se artistja që ka arritur më shumë sukses është Shakira, e cila ka lënë pas me klikimet në Youtube kolegët e saj.

Ka qenë vetë këngëtarja e cila nëpërmjet një postimi në Instagram ka bërë më dije këtë duke shprehur emocionet e saj: “Çfarë mënyre e mirë për ta filluar vitin e ri, duke e ditur se e gjithë kjo vjen nga mbështetja e jashtëzakonshme që më keni dhënë! Ju dua kaq shumë”,shprehet Shakira.

Dy këngët e publikuara nga këngëtarja përgjatë vitit 2017, “Me Enomore” dhe “Perro Fiel”, kanë arritur shifra rekord klikimesh në YouTube.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com