Shakira dhe Gerard Pique festojnë ditëlindjen e përbashkët
Çifti juaj i preferuar feston datën e lindjes sot më 2 shkurt! Ata janë dyshja më simpatike e showbizz-it dhe për për këtë të gjithë biem dakort.
Këngëtarja Kolumbiane, 41 vjeç, dhe futbollisti spanjoll, 31 vjeç, u njohën në shesh xhirimin e këngës “Waka Waka”, kënga zyrtare e botërorit të vitit 2010, të cilën e performonte Shakira. Pique më vonë zbuloi se ai për herë të parë iu drejtua Shakirës me këto fjalë: “Do ta fitojë këtë kupë, kështu ne mund të shiemi përsëri në finale!”, e bukura është që ai e fitoi vërtetë! “Unë mendoj se ekzistenca e Zotit mund të vërtetohet vetëm nëpërmjet dashurisë,” u shpreh Shakira në një intervistë për “ELLE”. Unë për disa kohë e humba besimin në të …fillova të mendoj se Zoti nuk ekziston në të vërtetë. Pikërisht atëherë u shfaq Gerard, dhe Dielli lindi sërish për mua.”