Shakira dhe Pique iu japin fund spekulimeve për një ndarje midis tyre
Prej disa ditësh është përfolur për një ndarje të mundshme të futbollistit të Barcelonës, Pique dhe këngëtares Kolumbiane, Shakira.
Por, kjo duket të ketë qenë vetëm spekulim, pasi Pique ka publikuar një foto ku shihet se si Shakira bëhet gati për një nga performancat e radhës.
Shakira dhe Pique konsiderohen si çifti më i përfolur në skenën botërore dhe secila paraqitje e tyre ka rrëmbyer vëmendjen.
Dyshja që konsiderohen çifti më i dashur për publikun, ka kohë që janë bashkë dhe janë prindër të dy fëmijëve.