Shakira habit në intervistën e saj të fundit
Në një intervistë për “Metro”, Shakira është shprehur se mësuesja e saj e kishte përjashtuar nga kori i shkollës sepse sipas saj nuk këndonte mirë. Madje ajo i ka thënë Shakirës, se këndonte si një dhi.
Edhe pse me siguri është mërzitur nga këto fjalë, Shakira nuk e ka ndalur rrugën drejt ëndrrës së saj dhe sot ajo gëzon frytet e punës disavjeçare.
“E rëndësishme është të mos heqësh dorë dhe të ndjekësh objektivat dhe ëndrrat e tua pavarsisht çdo gjëje”, ka thënë Shakira.