Lajme

30 March 2017

Shakira i bashkohet nismës për arsimimin e fëmijëve kolumbianë

|
By
|
0 Comment
|

Shakira lidhet edhe më shumë me Barcelonën. Këngëtarja kolumbiane, njëkohësisht gruaja e mbrojtësit Gerard Pique, nënshkroi me drejtuesit e klubit katalanas një marrëveshje bashkëpunimi për ndërtimin e një shkolle në Barranquilla, një qytet që ndodhet në veri të Kolumbisë dhe që është vendlindja e artistes 40-vjeçare.
Shakira është themeluesja e Fondacionit “Pies Desclazos”, që ka si synim arsimimin e fëmijëve kolumbianë, të cilët janë në kushte të vështira ekonomike.
Bashkëpunimit mes Shakirës e Barcelonës i bashkohet edhe banka “La Caixa”, me këtë të fundit që së bashku me klubin e futbollit do të dhurojnë 1.2 milionë euro për këtë kauzë.
Në një konferencë për shtyp në “Camp Nou”, Shakira tha se është shumë e emocionuar për nisjen e këtij bashkëpunimi të ri me Barcelonën për zbatimin e këtij projekti, pa harruar këtu të falenderojë Gerard Pique për mbështetjen e tij.

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com