Shakira “kryqëzohet” nga fansat për nxjerrjen në shitje të varëses së saj me simbole naziste
Këngëtarja e famshme kolumbiane, Shakira është kthyer në qendër të vëmendjes për shkak se nxorri në shitje në faqen e saj zyrtare një varëse me simbole naziste. Turneun e saj “El Dorado World Tour”, 41-vjeçarja e ka shoqëruar edhe me shitjen e bizhuterive përmes faqes së saj zyrtare.
Varësja që mban emrin e turneut ka tërhequr vëmendjen e gazetarëve, pasi në të ndodhet një simbol nazist dhe bëhet fjalë pikërisht për një simblol të mistershëm të lidhur ngushtë me Svastikën, i njohur si “Dielli i zi”.
Outleti gjerman, “Bento” pohon se varësja jo vetëm që është ngjashme, por në të ndodhet simboli që e kanë përdorur nazistët dhe që sot e kësaj dite në Gjermani është i ndaluar të përdoret apo edhe printohet.
Nga ana tjetër, mediat amerikane raportojnë se pas kritikave, Shakira e ka larguar nga lista e shitjeve produktin me elemente naziste. Spekulohet se gabimin e ka bërë dizenjuesi i varëses, i cili nuk ka lexuar mjaftueshëm për kuptimin e simbolit.
Megjithatë këngëtarja akoma nuk ka dhënë asnjë koment mbi këtë ngjarje dhe kritikat në lidhje me varësen që shitej për 9.95 dollarë.