Lajme

10 May 2019

Sharon Stone rikthen skenat e nxehta të “Basic Instinct” 27 vjet më vonë (FOTO)

Skena e kryqëzimit të këmbëve gjatë marrjes në pyetje në filmin “Basic Instinct” është e para me të cilën e identifikojnë aktoren Sharon Stone, pavarësisht se nga koha kur filmi u shfaq për herë të parë kanë kaluar plot 27 vjet.

Sot 61 vjeçe, Stone ka pranuar ta rikrijojë pak a shumë skenën, për aparatin e revistës “Vogue”.

Me një veshje të zezë, ajo ka pozuar për një set që i kushtohet trillerit erotik që i dha asaj famë botërore.

Numri i radhës i versionit portugez të revistës ka në faqet e saj edhe foto të tjera që të rikujtojnë skenat e nxehta të filmit që ka personazhe kryesore shkrimtaren Catherine Trammell (luajtur nga Sharon Stone) dhe dedektivin Nick Curran (luajtur nga Michael Douglas, sot 74 vjeç).

 

|

Leave a Reply

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com