SHBA nuk i jep vizën aktorit meksikan -Ky i fundit nuk arrin dot të jetë pjesë e mbrëmjes së çmimeve OSCAR!
“Roma” është një ndër ato filma i cili ka marrë komentet më pozitive nga kritikët dhe si rrjedhojë është nominuar në dhjetë kategori të ndryshme duke rritur shanset të fitojë dhe çmimin e madh.
Por mesa duket gjërat nuk janë kaq të thjeshta sa duken.
Një prej aktorëve protagonist siç është meksikani Jorge Antonio Guerrero,duket se nuk do të marrë dot pjesë në mbrëmjene madhe.
Doni të dini arsyen?!
SHBA nuk i jep vizën!
Los Angeles Times shkruan se ky është “një shembull i racizmit në punë” duke u shprehur se në momentin që aktori në fjalë aplikoi për vizë, punonjësi i komentoi pamjen dhe origjinën, duke thënë se ai dëshiron të shkoj në Amerikë për të punuar ilegalisht.
Madje, as garancia e Hollywood-it nuk bëri punë në këtë rast të cilat në mënyrë të qartë deklarojnë se Guerrero në Meksikë ka një jetë, punë dhe familje dhe se dëshiron të hyjë në Shtetet e Bashkuara vetëm në kuadër të aktiviteteve promovuese të filmit.