Shfaqet Mimoza pas konfirmimit të Seldit për ndarjen e tyre
Mimoza duket e lumtur pas ndarjes.
Duket se fjalët që po thuhen për të nuk po e pengojnë aspak këngëtaren Mimoza Shkodra, e cila tashmë është shfaqur për herë të parë pasi është konfirmuar ndarja e saj me Seldin.
Ish-i fejuari i saj ka treguar publikisht se ata nuk janë më bashkë, Mimoza nuk ka reaguar dhe nuk e ka thënë asnjë fjalë për këtë temë
Megjithatë, ajo ka publikuar një video në Instagram, ku shihet shumë e lumtur dhe të lë përshtypjen se ajo po e përjeton shumë lehtë këtë periudhë.
Edhe pse dihet se jo gjithçka në rrjetet sociale është ashtu siç duket, ne shpresojmë se Mimoza me të vërtetë është e lumtur.